Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se përderisa ai mburret me krijimin e 85 mijë vendeve të reja të punës, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës 2020–2025.
Përmes një reagimi, Bajrami ka thënë se shifrat e emigrimit dëshmojnë një realitet që, sipas saj, Qeveria po e mohon: qytetarët e Kosovës po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.
Deputetja e LDK-së ka vënë përballë shifrën e vendeve të reja të punës, me numrin e qytetarëve që kanë marrë leje qëndrimi në shtetet e BE-së, duke theksuar se kjo shifër është afër trefishi.


