LSalla e Pallatit të Kulturës në Tetovë ishte e mbushur plot me prindër, fëmijë dhe adhurues të muzikës së fëmijëve. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, festivali “Bletëzat 2026” mbajti natën finale të edicionit të 32-të.
Në skenë, nwn moderimin e Ariana Ibraimi dhe Nita Sejdiu, u interpretuan 18 këngë nga talentë të rinj të Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët përmes muzikës sollën buzëqeshje, emocion dhe shumë duartrokitje.
Mbështetësit kryesorë të festivalit ishin Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës, ndërsa partnerë medial ishin TV Koha dhe Radio Bleta.
Sipas Ministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, prej më shumë se tri dekadash, ky festival u jep mundësi gjeneratave të reja të shprehin talentin e tyre dhe të hedhin hapat e parë në botën e muzikës.
SEDAT SULEJMANI – Ministër i Kulturës
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë fjalimit të tij tha se Komuna edhe këtë vit ka mbështetur “Bletëzat”, me bindjen se investimi në kulturë dhe në brezat e rinj është investim në të ardhmen tonë.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
Gjatë kohës kur juria po merrte vendimet, publiku pati mundësinë të shijonte edhe një program artistik.
Koreografët Elez Mema dhe Albin Hajredini përgatitën “Vallen e Shqipërisë së Mesme”, ndërsa Nera dhe Aren Matrançi interpretuan këngën “Drenica ime”.
Për argëtimin e më të vegjëlve u kujdesën edhe maskotat e Kids Planet Playground, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë për fëmijët.
Pas një nate të mbushur me emocione, çmimin e parë të festivalit “Bletëzat 2026” e fitoi Ariela Zulbehari me këngën “E vogël, e vogël ju dukem”, me tekst të Vullnet Saliut dhe muzikën e orkestrimin Bekim Malsia.
TONIKISHT
Për vlerësimin e këngëve u kujdes juria profesionale, e përbërë nga arsimtaret e muzikës Fjolla Tresi-Kuçi dhe Teuta Mustafi, si dhe koreografja e baletit Bora Kazimi.
FJOLLA TRESI KUÇI – Juria profesionale e Festivalit
Edicioni i 32-të i Festivalit “Bletëzat” përmbylli me sukses edhe këtë vit. Drejtori i Festivalit, Mevaip Abdiu, tha se organizimi ka qenë një sfidë në vete, por, sipas tij, fitues janë të gjithë famijët.
MEVAIP ABDIU – Drejtor i Festivalit “Bletëzat”
U ndanë edhe shumë çmime të tjera për pjesëmarrësit.
– “Menada Ilire” – Dorina Veapi
-“Mikrofoni i Artë” – Parid Delilaj
-“Best Talent” – Aria Rahmani
-“Best Hit” – Berina Iseni
-“Performansa më e mirë” – Darlina Zylbeari
-“Interpretimi më i mirë” – Enea Daci
-“Vokali më i mirë” – Noela Dika
-“Muzika më e mirë” – Unejsa Dërguti
-“Teksti më i mirë” – Lina Shemshi
-“Ylli i skenës” – Elina Sherifi
-“Rising Star Award” – Malda Dika
“Grand Prix” – Loris Rexhepi
TRE ÇMIMET E TRETA:
-Çmimi i parë i tretë – Monera Veapi
-Çmimi i dytë i tretë – Alsa Jashari
-Çmimi i tretë i tretë – Medina Abdulmexhiti
DY ÇMIMET E DYTA:
-Çmimi i parë i dytë – Jara Zhaku
-Çmimi i dytë i dytë – Nil Zeqiri
Por, përtej çmimeve dhe trofeve, kjo natë kishte një fitore më të madhe: fëmijët, të cilët përmes talentit, guximit dhe buzëqeshjeve të tyre dëshmuan se muzika bashkon dhe se çdo ëndërr e vogël meriton një skenë të madhe.
Sepse në “Bletëzat 2026”, fituan të gjithë ata që kënduan, ëndërruan dhe e mbushën skenën me dashuri./Tv Koha/


