Një tjetër debat ka tensionuar atmosferën në shtëpinë më të madhe në vend, duke sjellë përplasje të forta mes banorëve.
Këtë herë, në qendër të konfliktit ishin tre banorët: Zoja, Adriani dhe Fatlumi, të cilët u përfshinë në një diskutim të ashpër.
Ngjarjet filluan kur Adriani dhe Fatlumi po diskutonin me Zojën, e cila iu rikujtoi një koment të bërë nga Adriani një ditë më parë.
“Hiq më larg, dje më the ‘shitesh për Prime’. Qysh shitesh për Prime?”, u shpreh Zoja, duke e sfiduar Adrianin për fjalët e tij.
Adriani reagoi duke e akuzuar se po i dilte maska dhe se nuk kishte respekt për të.
Zoja, e cila ndjeu nevojën të mbrojë veten, e pyeti Adrianin nëse e dinte se çfarë do të thoshte të shiteshe, duke e kundërshtuar akuzën e tij.
Por tensioni nuk u ndal këtu. Në dhomën e gjumit, Zoja u përfshi në një tjetër debat, këtë herë me Fatlumin, i cili e quajti atë fëmijë për shkak të moshës së saj prej 35 vjetësh.
Reagimi i Zojës ishte i menjëhershëm: “Ah, tash po më kapesh për moshë? Pse, çfarë lidhjeje ka që i kam 35 vjet?”, iu drejtua ajo Fatlumit.
Fatlumi, nga ana tjetër, insistoi se Zoja kishte shumë më tepër përvojë se ai, por e akuzoi se po dilte keq para kamerave.
Debatet mes banorëve u shoqëruan me akuza të ndërsjella, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar në shtëpi.
Me tensionin në rritje, banorët duket se po kalojnë një nga momentet më të vështira të qëndrimit të tyre në shtëpi.
/Prive By LS


