Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti së bashku me kryetarin e Dibrës, Fisnik Mela, ministra, zëvendësministra, deputetë dhe funksionarë të tjerë të partisë, kanë inspektuar projekte dhe investime me rëndësi për zhvillimin e komunës së Dibrës.
Vizita ka nisur me një takim pune me kryetarin e komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ku në fokus kanë qenë projektet që po realizohen, investimet e nevojshme dhe sfidat me të cilat përballen qyteti dhe vendbanimet përreth.
Gjatë qëndrimit në Dibër, delegacioni vizitoi edhe objektet dhe projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik, përfshirë kompaninë Knauf dhe Banjat e Dibrës.
Në përfundim të vizitës u zhvillua edhe aktiviteti i llogaridhënies, me fokus te puna e bërë, projektet e realizuara dhe angazhimet për periudhën në vijim.


