Edhe sot kryeministri Edi Rama vijoi thirrjet drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë, ndërsa vijojnë prej më shumë se dy javësh tubimet me kërkesën që të japë dorëheqjen.
Referuar “Sofrës së Gurtë”, Rama iu bëri thirrje studentëve të ulen në tryezën e diskutimeve për të shqyrtuar dhe gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre lidhur me arsimin.
Shefi i qeverisë përsëriti ftesën për dialog, duke kërkuar që shqetësimet e studentëve të diskutohen përmes komunikimit me përfaqësuesit e qeverisë.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit për dialog, studentët refuzojnë të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.


