3,8 miliardë paund nga shitja e biletave dhe shërbimet e mikpritjes gjatë Kupës së Botës këtë verë, pesë herë më shumë nga arkëtimet në turneun e Katarit, katër vite më parë. Këto janë fitimet e FIFA-s, ekzekutivit të futbollit botëror.
Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë i këtij turneu, që fituesin e caktoi pas 104 ndeshjesh të luajtura në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Rritja e numrit të ndeshjeve, 40 më shumë se më 2022-shin, i ka mundësuar organit drejtues të futbollit të përfitojë financiarisht, duke gjeneruar të ardhura rekord.
Gazeta “The Times” raportoi se shifra që nuk është konfirmuar nga vetë organizata, e ka tejkaluar ndjeshëm parashikimin e FIFA-s për fitimet, duke kontribuar në të ardhurat e përgjithshme prej 15 miliardë dollarësh (11,27 miliardë paundësh) nga Kupa e Botës.


