Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, me qëllim të shqyrtimit të rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së institucioneve përkatëse, raporton Ekonomia Online.
Themelimi i komisionit synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si institucionet kanë vepruar në trajtimin e rastit, si dhe të shqyrtojë nëse ka pasur mangësi apo dështime institucionale.
Përmes këtij komisioni, synohet që të shqyrtohen veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe të identifikohen përgjegjësitë eventuale, në mënyrë që të nxirren rekomandime për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.


