Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot paralajmëruan mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Paradite nëpër lugina të veçanta pritet të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Është paralajmëruar të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu, pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë nga 10 deri në 17 gradë Celsius.
Për javën e re të punës, sinoptikanët paralajmëruan se do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht i qëndrueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nesër dhe të martën vende-vende përgjatë Luginës së Vardarit, kohë pas kohe erë e përforcuar veriore.


