Barcelona mund të ketë një mungesë të rëndësishme në prag të El Clasicos kundër Real Madridit, pasi mbrojtësi francez Jules Kounde pritet të mos jetë i gatshëm për përballjen e së dielës.
Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Kounde ka munguar edhe në stërvitjen e së premtes, pasi rikuperimi nga ndrydhja e kyçit të këmbës po ecën më ngadalë sesa ishte parashikuar.
Mbrojtësi francez u lëndua gjatë ndeshjes kundër Real Betisit dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u rikuperuar në kohë, gjasat që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Real Madridit janë shumë të vogla.
Kounde mungoi edhe në humbjen 4-2 të Barcelonës kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Të premten, ai vazhdoi programin individual të rikuperimit në palestër, larg stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës.
Problemet në mbrojtje shtohen për Barcelonën, pasi edhe Eric Garcia është jashtë fushave për shkak të një lëndimi.
Në këto rrethana, Xavi Espart pritet të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes në El Clasico, pas paraqitjes së mirë ndaj PSG-së.
Barcelona do të shpresojë që Espart ta konfirmojë formën e treguar në Evropë, në një përballje të rëndësishme ku mungesat mund të ndikojnë në planet e skuadrës.


