“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
I pyetur nga Ekonomia Online nëse kandidaturën e tij e ka diskutuar më herët me strukturat e partisë, Rama tha se kjo çështje është diskutuar në janar.
“Kemi pas moti në janar”, tha ai për Ekonomia Online.
Më 30 korrik, kryetari aktual Lumir Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


