Ndërsa situata në Tiranë vazhdon e tensionohet, kanë filluar edhe dyshimet për infiltrime të ndryshme që dëshirojnë të dëmtojnë kauzën e studentëve në Shqipëri.
Vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi, ka paralajmëruar publikisht studentët e Shqipërisë se Mevlan Ademi, i cili i është bashkuar protestës i maskuar, është njeri i afërt i Ali Ahmetit, Edi Ramës dhe Denion Meidanit.
“Kujdes një i infiltruar nga shërbimet sllave të Maqedonisë është futur në protestën e studentëve në Tiranë.
Kudo që ta gjeni tregojini vendin.
Ky ngriti protesta në emër të studentëve në Maqedoni në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Ali Ahmetin, gjasmë për të drejtat e studentëve.
Emri i tij është Mevlan Ademi”, shkruan Blerim Ahmedi.


