Tensione janë shënuar para Parlamentit, ku studentë e gjimnazistë janë përballur me forcat e policisë gjatë protestës kundër qeverisë, sot në ditën e tretë të saj.
Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë kur nisën të hidhnin gurë. Si pasojë e gazit, disa persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.


