Interi ka marrë një goditje të rëndë, pasi kapiteni Lautaro Martinez pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të muajit nëntor për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi argjentinas ka pësuar një problem fizik në kofshën e majtë, me inflamacion në muskujt e pasmë të saj.
Sipas raportimeve, Martinez mund të humbasë deri në gjashtë ndeshje me fanellën e zikaltërve, duke i shkaktuar trajnerit një mungesë të rëndësishme në repartin ofensiv.
Tashmë, Interi shpreson që kapiteni të rikuperohet sa më shpejt, ndërsa ekipi duhet të gjejë zgjidhje për të përballuar ndeshjet e ardhshme pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.


