Pas një incidenti të paprecedent, ku gazetari Bledi Mane u sulmua me vezë nga protestuesit, Rizarta Hoxha ka shprehur mbështetje të fortë për të. Ajo theksoi rëndësinë e respektit dhe dialogut në një shoqëri demokratike, pavarësisht mospajtimeve të shprehura publikisht.
Gjatë emisionit “Rrethi Katror” në “E Diell”, Hoxha theksoi se pranimi i ideve të ndryshme është një nga shtyllat kryesore të demokracisë. Ajo shprehu shqetësimin se kundërshtitë në mendime shpesh shndërrohen në mungesë respekti, gjë që është e papranueshme për një shoqëri të shëndoshë.
“Me Bledin kemi pasur shumë mosmarrëveshje dhe debate të vazhdueshme. Megjithatë, në një situatë të tillë, sigurisht që jemi solidarë me të, pasi jetojmë në një shoqëri demokratike ku secili ka të drejtën të shprehë një mendim ndryshe. Qytetaria dëshmohet pikërisht atëherë kur pranon se dikush mund të mendojë ndryshe dhe nuk kërkon të dëgjojë vetëm ata që kanë të njëjtin këndvështrim,” tha ajo.
Hoxha theksoi se një shtet demokratik duhet t’i respektojë opinionet e të gjithëve. Edhe kur nuk ndajmë të njëjtën pikëpamje, respekti mes nesh duhet të jetë i pranishëm gjithmonë, sepse mbi të gjitha jemi njerëz,” përfundoi ajo, duke e theksuar rëndësinë e dialogut dhe tolerancës në një shoqëri pluraliste.


