Në një moment të vështirë për këngëtaren e njohur Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur të shprehë mbështetje dhe dashuri për të, duke publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Marina ka ndarë një fotografi të përbashkët me nënën e saj në Instagram, e shoqëruar me fjalë që ngjallin emocione të forta.
“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke e quajtur atë “mbretëreshë të bukur”.
Kjo dedikim vjen në një kohë kur Eli Fara po përballet me një situatë të vështirë, pas publikimit të materialeve private të saj nga kompozitori Adrian Hila.
Eli, e cila ka dhënë dëshminë e saj në polici, ka reaguar duke shprehur se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Ajo ka theksuar se ndihej e lënduar nga shkelja e privatësisë, por nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”, ka thënë ajo, duke kërkuar ndalimin e shpërndarjes së materialeve dhe duke e lënë çështjen në duar të drejtësisë.
Marina kishte tërhequr vëmendjen më herët me një postim mbi besimin te Zoti në momentet e vështira, por këtë herë mesazhi i saj është i qartë dhe drejtpërdrejt i adresuar Eli Farës.
Me fjalë të thjeshta, Marina i kujton nënës së saj se, pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet mbretëresha e saj. Kjo mbështetje e fortë tregon lidhjen e veçantë mes nënës dhe vajzës, në një kohë të vështirë për familjen.


