Katër shoferë janë ndëshkuar nga policia pasi me veturat e tyre bllokuan qarkullimin në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, teksa udhëtonin drejt një dasme. Pamjet e publikuara në media tregojnë disa vetura që pengojnë trafikun në njërën nga rrugët e kryeqytetit. Policia ka identifikuar katër shoferë, të moshës 23 deri në 48 vjeç, të cilët drejtonin vetura të markave “Audi”, “BMW” dhe “Suzuki”. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafik, ndërsa do të përballen me gjoba për kundërvajtjet e kryera.


