Këngëtarja e njohur, Rina Balaj, ka dalë në mbrojtje të qëndrimeve të saj lidhur me cilësinë e ushqimit në restorantet e Prishtinës, duke iu përgjigjur një ndjekësi që e kritikoi për prejardhjen e saj nga Istogu.
Reagimi i saj erdhi pas një serie ankesash që ajo kishte bërë në rrjetet sociale, ku shprehte shqetësimin për çmimet dhe cilësinë e ushqimit në kryeqytet. Këto komente shkaktuan një valë diskutimesh dhe polemikash online.
Përmes një videoje të postuar, Rina iu përgjigj kritikave, duke theksuar se nuk është e turpëruar për prejardhjen e saj dhe se shqetësimi i saj lidhet me standardet e ushqimit, jo me vendin nga vjen.
“Rina, dje prej Istogut e sot po na del kritike ndërkombëtare e gastronomisë. S’është problemi te ushqimi i Prishtinës, po te mendjemadhësia jote. Mos e ngatërro famën në TikTok”, shkruante ai.
Ajo shpjegoi se Kosova ka toka pjellore që mund të shfrytëzohen për kultivimin e perimeve dhe frutave, duke theksuar se shumë produkte importohen nga jashtë, kur në fakt mund të prodhohen brenda vendit.
Rina theksoi se potenciali për prodhim vendor është i madh, por shumë toka po shfrytëzohen për ndërtim, duke lënë pas bujqësinë dhe prodhimin e ushqimeve cilësore.
Artistja sqaroi se nuk ka thënë se në restorantet e Prishtinës nuk mund të hahet mirë, por se ajo ka shqetësime për cilësinë e ushqimit që ofrohet. Ajo e përshkroi veten si një adhurues të ushqimit cilësor dhe e di se ka kuzhinierë të talentuar në vend.
Për të ilustruar shqetësimin e saj, Rina përmendi çmimet e larta në restorante, duke cituar një pjatë mishi që kushton 30 euro, por që sipas saj nuk ofron një eksperiencë të merituar për atë çmim.
Ajo kritikoi faktin se konsumatorët paguajnë shuma të mëdha, ndërsa cilësia e ushqimit nuk është në nivelin që pritet. Në fund, Rina sfidoi mënyrën se si kritikuesi e përdori prejardhjen e saj për ta zhvlerësuar mendimin e saj, duke ngritur pyetje mbi stereotipet që lidhen me vendin nga vjen.
Me këtë përgjigje, Rina bëri të qartë se kritika e saj kishte të bënte me raportin mes çmimeve dhe cilësisë së ushqimit, duke e ndarë këtë nga identiteti dhe prejardhja e saj.


