Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Numërimi i kalorive nuk funksionon gjithmonë, provoni të hani më me…

Press Online9 Tetor 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ideja se për të mbajtur peshën trupore mjafton të balancosh kaloritë që merr me ato që shpenzon është e përhapur, por studimet e fundit tregojnë se realiteti është shumë më kompleks. Sipas ekspertëve të ushqyerjes për BBC, jo të gjitha kaloritë janë të njëjta dhe mënyra si hamë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si trupi ynë i përpunon ato. Profesoresha e ushqyerjes Sarah Berry nga King’s College London thekson se reagimi i trupit ndaj ushqimit ndryshon nga një person tek tjetri. I njëjti ushqim mund të metabolizohet ndryshe, në varësi të faktorëve biologjikë dhe të mikroorganizmave që jetojnë në zorrë
Koha kur hamë ka rëndësi

Përveç përmbajtjes së ushqimit, rëndësi ka edhe koha kur konsumohen vaktet. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në mëngjes humbin më shumë peshë sesa ata që hanë kryesisht në mbrëmje, edhe pse marrin të njëjtën sasi kalorish. Gjithashtu, kufizimi i intervalit kohor të ngrënies gjatë ditës mund të ulë marrjen totale të kalorive dhe të ndihmojë në reduktimin e yndyrës trupore. Ngrënia më herët gjatë ditës dhe shmangia e vakteve të vona, sidomos pas orës 21:00, lidhet me nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq.

Jo vetëm kur hamë, por edhe sa shpejt hamë është e rëndësishme. Personat që hanë shpejt priren të konsumojnë më shumë kalori. Ngrënia e ngadaltë ndihmon në çlirimin e hormoneve që rregullojnë oreksin dhe rrit ndjenjën e ngopjes. Ekspertët shpjegojnë se trupit i duhen rreth 15 deri në 60 minuta për të aktivizuar plotësisht sinjalet e ngopjes. Prandaj, ngrënia e ngadaltë mund të parandalojë mbingrënien dhe madje të ndihmojë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Edhe mënyra si përtypim ushqimin ndikon në kaloritë që përthithim. Për shembull, bajamet mund të japin më pak kalori nëse nuk përtypen plotësisht. Po ashtu, ushqimet e përpunuara absorbohen më shpejt dhe shpesh çojnë në konsum më të lartë kalorish.

Një faktor tjetër kyç është mikrobioma e zorrëve, bakteret që jetojnë në sistemin tonë tretës. Ato ndikojnë në mënyrën si metabolizojmë ushqimin dhe shpjegojnë pse disa njerëz e kanë më të lehtë të mbajnë peshën trupore. Studimet tregojnë se edhe persona që hanë të njëjtin ushqim mund të kenë reagime shumë të ndryshme në nivelet e sheqerit dhe yndyrave në gjak. Kjo hap rrugën për ushqyerje të personalizuar në të ardhmen. Ekspertët këshillojnë që, përveç kontrollit të kalorive, duhet t’i kushtojmë vëmendje kohës së vakteve, ritmit të ngrënies dhe cilësisë së ushqimit. Një dietë e pasur me fibra, fruta dhe perime, e kombinuar me reduktimin e sheqerit, kripës dhe ushqimeve të përpunuara, mbetet çelësi për një shëndet më të mirë.

Previous ArticleIseni: Nëse konstatohen shkelje në rastin e dhunës së pretenduar policore në Shkup, do të ketë përgjegjësi
Next Article Selvija flet për sfidat e rritjes së djalit pa babë

Lajme të ngjashme

Gjumi i zgjatur te pacientët me sëmundje të zemrës: Rreziku i vdekjes rreth 50 për qind më i lartë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një kopje e lojës “Super Mario” për NES shitet për 96,875 dollarë

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dasma luksoze indiane XXL me 400 000 të ftuar!

26 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pas moshës 50-vjeçare, kjo nuancë buzëkuqi mund ta bëjë fytyrën të duket më e re dhe më e freskët

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Getat që dominojnë modën këtë dimër: Nga modelet transparente te ato me motive dhe efekt formësues

24 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.