Kim Kardashian ka zbuluar detaje të reja nga përditshmëria e saj si nënë e katër fëmijëve, duke treguar se ka punësuar pesë dado për t’u kujdesur për North, Saint, Chicago dhe Psalm, fëmijët që ka me ish-bashkëshortin Kanye West. Sipërmarrësja dhe ylli i televizionit ka shpjeguar se njëra prej dadove është gjithmonë në detyrë, ndërsa katër të tjerat punojnë me rotacion, për të siguruar kujdesin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është edhe pagesa e tyre. Sipas një raportimi të publikuar nga The U.S. Sun në maj të vitit 2025, disa prej dadove me kohë të plotë mund të përfitojnë paga që arrijnë në rreth 100 mijë dollarë në vit ose më shumë. Megjithatë, këto shifra bazohen në burime anonime dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Kardashian.

Në të njëjtin raportim përmendej një staf prej rreth dhjetë kujdestaresh, ndërsa tashmë 45-vjeçarja ka sqaruar se aktualisht ka punësuar pesë dado. Pavarësisht ndihmës së vazhdueshme, Kardashian ka theksuar se përpiqet të jetë e pranishme në çdo moment të rëndësishëm të jetës së fëmijëve të saj.
Ajo tregoi se i çon dhe i merr çdo ditë nga shkolla, darkon me ta çdo mbrëmje dhe u lexon libra përpara gjumit.
“Jam jashtëzakonisht e duruar dhe e dashur. Ende e lejoj ndonjërin prej fëmijëve të flejë në shtratin tim kur dëshiron. U lexoj histori çdo natë”, është shprehur ajo.
Gjatë intervistës, Kardashian është ndalur edhe te vajza e saj e madhe, North West, e cila në moshën 13-vjeçare po shfaq interes të madh për botën e spektaklit dhe projektet artistike.
“Gjithçka që ajo dëshiron janë projektet që e vendosin përpara publikut”, ka deklaruar Kim, duke shtuar se përpiqet të jetë e kujdesshme me mundësitë që i ofrohen së bijës.
Sipas saj, qëllimi është që North ta shijojë këtë periudhë të jetës, pa marrë përsipër më shumë angazhime sesa duhet.


