Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj fizike, teksa u fotografua duke u larguar nga palestra në Santa Monica të Kalifornisë, pas një seance stërvitjeje.
Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare u shfaq me një kombinim sportiv në ngjyrë jeshile të ndezur, që përbëhej nga një reçipetë sportive dhe geta me bel të lartë. Veshja nxirrte në pah barkun e tonifikuar dhe muskujt e krahëve, ndërsa ajo e kompletoi pamjen me atlete të bardha dhe çorape të gjata.

Lopez dukej në humor të mirë teksa largohej nga palestra me një kafe në dorë. Ajo kishte mbledhur flokët e gjatë në ngjyrë karamel dhe kishte zgjedhur syze dielli me lente në nuancë vjollce, si dhe vathë të artë.
Paraqitja e saj vjen në një periudhë kur artistja vazhdon të tërheqë vëmendjen për stilin e jetesës aktive dhe përkushtimin ndaj aktivitetit fizik.

Ajo shpesh ndan në rrjetet sociale momente nga stërvitjet dhe zgjedhjet e saj të modës, duke treguar se veshjet sportive janë gjithashtu pjesë e stilit të saj të përditshëm.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, ka folur së fundmi për marrëdhënien e tyre dhe për karrierën e këngëtares, duke vlerësuar talentin e saj dhe duke sugjeruar se disa prej arritjeve të saj artistike nuk janë vlerësuar sa duhet.
Lopez, e cila mbushi 57 vjeç këtë vit, vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur të industrisë së argëtimit, duke kombinuar angazhimet muzikore dhe kinematografike me paraqitjet e saj të shpeshta publike.


