Amanda Seyfried dhe ish-partneri i saj, Dominic Cooper, janë ribashkuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons, 18 vjet pas publikimit të “Mamma Mia!”.

Dy aktorët, të cilët dikur ishin çift edhe në jetën reale, u fotografuan duke u përqafuar gjatë eventit, ku të dy ndodheshin për të promovuar projektet e tyre të reja. Seyfried prezantoi filmin “The Life and Deaths of Wilson Shedd”, ndërsa Cooper ishte i pranishëm për “The Lightkeeper”.

Seyfried dhe Cooper u njohën gjatë xhirimeve të “Mamma Mia!” dhe nisën një lidhje që zgjati rreth tre vjet, përpara se të ndaheshin në vitin 2011. Ata u rikthyen në ekran së bashku në vazhdimin e filmit, “Mamma Mia! Here We Go Again”, në vitin 2018.

Ribashkimi i tyre në Hamptons vjen vetëm disa javë pasi Seyfried konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Thomas Sadoski, pas nëntë vitesh martesë. Çifti deklaroi se kishte qenë i ndarë prej një periudhe dhe se vendimi ishte i duhuri për familjen e tyre. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Megjithatë, Seyfried e ka përshkruar marrëdhënien me Cooper si një miqësi që me kalimin e viteve është shndërruar në një lidhje familjare.
Kur ke qenë me dikë për një kohë të gjatë kur je më i ri, kjo thjesht evoluon në një lidhje familjare, të këndshme dhe të butë
-tha ajo.

Aktorja shtoi se ka vetëm ndjenja të mira për ish-partnerin e saj dhe e cilësoi atë si një person “qesharak”, duke theksuar se marrëdhëniet dhe miqësitë ndryshojnë me kalimin e kohës.
Ndërkohë, Cooper është në një lidhje me aktoren Gemma Chan që prej vitit 2018. Të dy aktorët kanë shprehur gjithashtu interes për një tjetër vazhdim të “Mamma Mia!”, megjithëse aktualisht nuk ka një konfirmim zyrtar për realizimin e filmit të tretë.


