Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Nëse forcohet fizikisht, do të bëhet një yll

Press Online5 Tetor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Luciano Spalletti ka folur me vlerësim për Edon Zhegrovën, duke nënvizuar potencialin e madh që sheh te sulmuesi i Kosovës dhe Juventusit.

Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, trajneri italian është ndalur te cilësitë e Zhegrovës, veçanërisht te aftësia e tij në duelet një kundër një dhe te talenti teknik.

“Duhet ta keni kujdes Edon Zhegrovën. Nëse forcohet edhe pak fizikisht, do të bëhet një yll!”, është shprehur Spalletti, sipas deklaratës së cituar nga “Tuttosport”.

Zhegrova ka treguar edhe këtë sezon se zotëron një repertor të veçantë teknik. Me Juventusin, ai ka spikatur sidomos për aftësinë për të eliminuar kundërshtarët në hapësira të ngushta, ndërsa në sfidën ndaj Sassuolos realizoi një dopietë pasi u aktivizua nga stoli.

Spalletti ka theksuar më herët se Zhegrova është “i pakapshëm dhe i paparashikueshëm” kur nis aksionet një kundër një, por ka kërkuar prej tij edhe më shumë vazhdimësi dhe kontribut në fazën pa top.

Për futbollistin kosovar, fjalët e trajnerit italian janë një tjetër konfirmim i potencialit që ai posedon, ndërsa sfida e radhës mbetet që këtë talent ta shndërrojë në vazhdimësi dhe protagonizëm të rregullt.

Previous ArticleArrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve
Next Article PDK-ja del sërish nga salla e Kuvendit

Lajme të ngjashme

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

26 Nëntor 2026 SPORT

Euro U-21, Shqipëria në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Finlandën

26 Nëntor 2026 SPORT

Zbulohen favoritët e Championsit sipas parashikimeve të “Opta”

26 Nëntor 2026 SPORT

“Yamali i ri” i Barcelonës drejt huazimit, tri klube në garë për të

26 Nëntor 2026 SPORT

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026 SPORT

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

26 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri tha se marrëveshja me fondacionin turk “T3”, të udhëhequr nga kompania…

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në konferencën “Sfidat e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.