Një zjarr ka shpërthyer sot mbi Liqenin e Bogovinës, në Malin Sharr, në një zonë të paarritshme në brezin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Tetovë njoftoi se zjarri është raportuar në orën 11:54 nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Tetovë.
Nga Parku Kombëtar „Mali Sharr“ bëjnë të ditur se janë përfshirë kullota, ndërsa terreni i vështirë nuk mundëson ndërhyrje. Zjarri do të monitorohet për të ndjekur përhapjen e tij.
Sipas informacioneve të para, zjarri nuk paraqet rrezik për fondin pyjor.


