Catherine Zeta-Jones ka rrëfyer se roli në serialin britanik “The Darling Buds of May” i ndryshoi jetën dhe e bëri të famshme brenda një kohe shumë të shkurtër.

Aktorja, e cila sot është 57 vjeç, luajti Mariette Larkin në serialin e ITV-së, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 1991 dhe u zhvillua në Kentin rural të viteve 1950. Seriali zgjati tri sezone dhe u kthye në një sukses të madh televiziv.

Duke folur në “The Graham Norton Show”, Zeta-Jones tha se vetëm një episod mjaftoi që jeta e saj të ndryshonte.
Ajo një orë televizion ma ndryshoi jetën. U bëra e famshme brenda natës dhe njerëzit disi harruan se isha aktore
-është shprehur ajo.

Fama e papritur solli edhe vëmendje të madhe nga mediat britanike, përfshirë interesimin për jetën e saj personale. Sipas aktores, kjo ndikoi në mënyrën se si perceptohej profesionalisht, ndaj më vonë vendosi të largohej drejt Los Angelesit për të nisur një kapitull të ri.
Në SHBA, ajo ishte praktikisht e panjohur, gjë që fillimisht ishte një ndryshim i madh pas famës që kishte fituar në Britani. Megjithatë, Zeta-Jones e ka përshkruar këtë periudhë si një mundësi për të nisur nga e para.
Karriera e saj në Hollywood mori një tjetër drejtim me role në filma si “The Mask of Zorro”, “Entrapment”, “Traffic” dhe “Chicago”. Për interpretimin në “Chicago”, ajo fitoi Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor.
Së fundmi, Zeta-Jones është rikthyer në vendlindjen e saj, Swansea, për të xhiruar serialin e ri “Kill Jackie”, ku luan personazhin Jackie Price. Për këtë rol, ajo përdori për herë të parë në ekran theksin e saj natyral uellsian, duke e përshkruar përvojën si një moment shumë domethënës në karrierën e saj.



