Ish-veprimtari Bajrush Xhemajli, në kuadër të ciklit të emisioneve “Dosjet” në “Debat Plus”, ka përmendur disa emra të shqiptarëve, për të cilët ka thënë se ishin pjesë e UDB-së dhe se kishin marrë pjesë në arrestimin dhe marrjen në pyetje të tij dhe të personave të tjerë.
Ai ka përmendur Faruk Mehmetin, për të cilin ka thënë se ishte “shef aty”, ndërsa ka përmendur edhe Muharrem Danën dhe Buron Prishtinën.
“Një farë Faruk Mehmeti u konë shef aty. Ka qenë një farë Muharrem Dana, Buron Prishtina, bile ai më arrestoi, erdhi me mua në Prishtinë të nesërmen”, ka rrëfyer Xhemajli.
Në rrëfimin e tij, Xhemajli ka përmendur edhe emrat Adem Ibrahimi dhe Adem Koga, duke thënë se këta persona ishin të përfshirë në procesin e ndjekjes dhe marrjes në pyetje.
Ai ka treguar se gjatë marrjes në pyetje, bisedat ishin përqendruar edhe te veprimtaria e tij dhe lidhjet me persona të tjerë të dyshuar nga autoritetet jugosllave.
Xhemajli ka rrëfyer se përjetoi edhe torturë gjatë kësaj periudhe.
“Me thonë të drejtën, mu pak edhe më torturonin ata, jo veç psikikisht, edhe fizikisht”, ka deklaruar ai.



