Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën, pas qëndrimit të saj në Shqipëri.
Gjatë vizitës në Kosovë, von der Leyen pritet të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit për media, takimi ndërmjet von der Leyen dhe Haxhiut do të mbahet në ambientet e Presidencës së Kosovës dhe do të nisë në orën 12:30.
Në orën 13:30, Von der Leyen, do të mbajë konferencë për media së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Von der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.



