Tom Cruise ka folur me vlerësim për Kate Middleton dhe Princ William, pas takimit me çiftin mbretëror në premierën londineze të filmit të tij të ri, “Digger”.

Aktori 64-vjeçar u pyet për takimin me Princin dhe Princeshën e Uellsit gjatë premierës së filmit në Los Angeles. Cruise tha se kishte kaluar një mbrëmje shumë të këndshme me ta dhe se ka respekt të madh për çiftin.
Kam shumë respekt për ta. Janë njerëz të jashtëzakonshëm, shumë të përkushtuar ndaj vendit të tyre dhe ndaj asaj që i japin botës. Janë njerëz të mrekullueshëm dhe shumë argëtues
-u shpreh ai.

Cruise foli veçanërisht për Kate, duke vlerësuar personalitetin dhe paraqitjen e saj gjatë premierës.
Ajo ka një sens të jashtëzakonshëm humori. Është padyshim shumë inteligjente dhe argëtuese
-tha aktori.
Ai gjithashtu komentoi veshjen e Princeshës së Uellsit, e cila në premierën e 22 shtatorit në Londër kishte zgjedhur një fustan ngjyrë vjollcë të dizajneres Jenny Packham, të kombinuar me bizhuteri të koleksionit mbretëror.
Janë kaq karizmatikë dhe elegantë. Fustani që kishte veshur ishte vërtet mahnitës
-tha Cruise.

Më pas, aktori iu drejtua me humor Princ William, duke komentuar zgjedhjen e tij për martesën me Kate.
William bëri mirë. Bravo, William. Zgjedhje e zgjuar
-tha Cruise me shaka.
Cruise tregoi gjithashtu se William dhe Kate i kishin shkruar pas premierës për t’i treguar se filmi u kishte mbetur në mendje. Sipas tij, çifti i kishte thënë se nuk mund të ndalonin së menduari për filmin.

Marrëdhënia e Cruise me familjen mbretërore britanike daton prej disa dekadash. Aktori kishte njohur edhe Princeshën Diana dhe ka ruajtur ndër vite një raport miqësor me Prince William. Ai dhe William kanë folur më parë edhe për pasionin e përbashkët për aviacionin.
Premiera londineze e “Digger” ishte gjithashtu një tjetër paraqitje publike e përbashkët e Cruise me William dhe Kate, pas premierës britanike të “Top Gun: Maverick” në vitin 2022. Filmi “Digger”, me regji të Alejandro González Iñárritu, pritet të dalë në kinema më 2 tetor.



