Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përqafimi pas finales së Botërorit, Lamine Yamal zbulon fjalët që i tha Lionel Messi-t!

Press Online1 Tetor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një përqafim mes dy gjeneratave të futbollit ka marrë një tjetër kuptim pasi Lamine Yamal ka treguar çfarë i tha Lionel Messit pas finales së Botërorit 2026. Pas përfundimit të sfidës mes Spanjës dhe Argjentinës, talenti i Barcelonës iu afrua legjendës argjentinase dhe e përqafoi. Ishte një moment i veçantë, pasi në njërën anë qëndronte 19-vjeçari që sapo kishte fituar trofeun më të madh të karrierës, ndërsa në tjetrën Messi, i cili po përjetonte një nga momentet e fundit me kombëtaren.

Spanja triumfoi në një finale dramatike ndaj Argjentinës, me golin e Ferran Torresit në kohën shtesë, duke siguruar titullin botëror. Pas ndeshjes, Yamal nuk zgjodhi të fliste për rivalitetin apo fitoren, por për respektin që kishte për Messin dhe kontributin e tij në futboll. Në një intervistë për “The Guardian”, ai zbuloi fjalët që i tha 39-vjeçarit gjatë atij përqafimi. “Thashë faleminderit për gjithçka që i ke dhënë futbollit. Nuk i bëj gjërat për t’u dukur bukur në fotografi, më erdhi nga brenda”, tregoi Yamal.

Biseda mes tyre riktheu edhe një tjetër histori që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e tifozëve: fotografinë e Messit me Yamal kur spanjolli ishte ende foshnjë.Në imazhin që është bërë viral ndër vite, Messi shfaqet duke larë Yamalin gjatë një fotosesioni. Fotografia është parë shpesh si një simbol i kalimit të brezave, por Yamal pranoi se në fillim nuk ishte aspak i entuziazmuar për publikimin e saj. Ai shpjegoi se kishte frikë se fotografia do të ushqente edhe më shumë krahasimet mes tij dhe Messit, dy futbollistë që tashmë i bashkon edhe historia e Barcelonës. Megjithatë, pas finales së Botërorit, Yamal pati mundësinë të ndante me Messin një moment që nuk lidhej me fotografitë apo krahasimet, por me admirimin e tij për një prej figurave më të rëndësishme të futbollit.

 

Previous ArticleAlarmi i papritur: Çfarë zbulon regjistrimi i ri me Adrian Hilën
Next Article Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit!

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për të ruajtur shëndetin dhe…

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Yilmaz Kaya, 56-vjeç, nga Bingoli i Turqisë, prej vitesh shndërron copëzat e…

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

Press Online20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy motra binjake identike, Aline Galiano dhe Alena Hahnle, kanë hyrë në…

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Doganierët nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë Shkupi 3 parandaluan një përpjekje…

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

Press Online20 Nëntor 2026 EKONOMI

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë, që është 942…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.