Për shkak të mbylljes së përkohshme të rrugës “Luan Haradinaj”, disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen nga ora 14:00 e 1 tetorit, deri në njoftimin e radhës.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, linjat 3, 3B, 4 dhe 10 do të qarkullojnë përmes rrugës “Agim Ramadani”.
Ndërkaq, linja 6 do të devijojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.
Ndryshimet në qarkullim lidhen me marshin që do të mbahet në Prishtinë, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar se mund të ketë vonesa në transportin publik urban.
Devijimet do të jenë në fuqi deri në një njoftim të ri nga institucionet përkatëse.



