Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në kuadër të vizitës së von der Leyen në Prishtinë.
Para takimit me Kurtin, presidentja e Komisionit Evropian u prit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Pas takimit me kryeministrin Kurti pritet të ketë edhe deklarime për media.



