Moti sot do të jetë kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i freskët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 26°C.
Në Shkup, temperatura do të arrijë deri në 25°C, ndërsa minimalja do të jetë rreth 6°C.
Ditët në vijim pritet të mbizotërojë mot stabil, me mëngjese të ftohta dhe ditë me diell e relativisht të ngrohta. Në disa vende, temperaturat e mëngjesit mund të zbresin edhe nën zero.



