Kristiano Ronaldo mori dje një vendim drastik për të mos u stërvitur me Portugalinë, ndërsa në prag është ndeshja me Danimarkën. Kapiteni u shfaq në fushë rreth gjysmë ore para nisjes së seancës stërvitore, por nuk iu bashkua shokëve të skuadrës më pas.
Ronaldo u largua nga kampi stërvitor, ndërsa grupi vazhdonte me përgatitjet. Sipas Federatës Portugeze të Futbollit, stadiumit i mungonin pajisjet e duhura në palestër dhe për këtë Ronaldo u kthye në hotel i vetëm.
Për sulmuesin e Al Nasr nuk është raportuar asnjë shqetësim fizik deri tani. Ronaldo u takua në hotel ndërkohë me trajnerin Jorge Jesus dhe situata është qetësuar.
Sulmuesi 41 vjeçar nuk ka pëlqyer zgjedhjen e trajnerit, për ta lënë në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Norvegjisë. Dhe pse Ronaldo bëri nxehje në pjesën e dytë, për të nuk pati minuta.


