Në Atlantic Beach të Floridës, një hotel me 193 dhoma ka përfunduar një transformim të plotë të frymëzuar nga arkitektura mid-century dhe kultura e surf-it. Dune House Hotel & Spa kombinon dizajnin bregdetar me elemente lokale, katër koncepte gastronomike, spa dhe eksperienca që lidhen drejtpërdrejt me jetën pranë oqeanit. Transformimi u prezantua sot, më 30 shtator.
Vetë ndërtesa ka histori. Adresa mirëpriti fillimisht vizitorë si Sea Turtle Inn në vitin 1973 dhe më vonë u bë One Ocean Resort & Spa. Edhe emri i ri Dune House lidhet me zonën dhe me një shtëpi të famshme të vitit 1975 të arkitektit William Morgan, e ndërtuar brenda dunave më pak se një milje larg hotelit.
Interior-i përdor dru, gur, tekstile të thurura, qeramikë të punuar me dorë dhe art lokal. Paleta merr frymëzim nga rëra, deti dhe surfboards vintage. Edhe gastronomia është ndërtuar rreth vendit, Coastal Farmer fokusohet te prodhimet dhe seafood-i i rajonit, ndërsa Sea Turtle Scoops është një dyqan akulloresh që i referohet emrit të vjetër Sea Turtle Inn.
Hoteli ofron gjithashtu surf dhe paddleboard, mësime të drejtuara, yoga dhe një bibliotekë “Leave One, Take One”, ku vizitorët mund të lënë një libër dhe të marrin një tjetër. Ideja është që prona të mos funksionojë si një resort i izoluar nga destinacioni, por si vazhdim i mënyrës së jetesës së komunitetit përreth.


