Amedspor është surpriza e madhe deri më tani në kampionatin turk, pasi renditet e para pas javës së 6 të kampionatit. Arkitekt i kësaj mrekullie është trajneri shqiptar Besnik Hasi, i cili megjithatë ka marrë dënime nga disiplina pas ndeshjes së fundit të fituar kundër Besiktas.
Hasi është dënuar me përjashtim për një ndeshje dhe 100 mijë lira turke që janë rreth 1800 euro. Shkak është bërë sjellja e papërshtatshme ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes me Beshiktashin.
Hasi do të humbasë ndeshjen me Gençerbirligit, që do të luhet fill pas pushimit të kombëtareve. Aktualisht është trajneri i momentit në Turqi, teksa në sfidën e fundit shpërtheu për gjykimin.
LEXO EDHE: Mundën Greqinë 21 vite më parë, ku janë sot heronjtë kuqezi që bënë histori me kampionët e Europës?
Amedspor regjistron 13 pikë, po aq sa edhe Gallatasaraj. Hasi ndërkohë, bashkë me Amedsporin, janë surpriza e gjashtë javëve të para në Turqi. Vendimi nuk është pritur mirë nga ana e klubit, që po ashtu është gjobitur me disa mijëra euro. Tashmë i gjithë fokusi kalon te ndeshja e radhës.
LEXO EDHE: Të gjithë ‘të çmendur’ për Zidane, pak para dhe shumë duartrokitje, Franca është në këmbët e tij


