Bashkia e Tiranës ka bërë të7 ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit të Bashkisë, katër ish-krerët e UÇK-së janë nderuar për kontributin dhe rolin e tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj propozon shpalljen e ish-krerëve të UÇK-së si ‘Qytetarë Nderi të Tiranës’


