Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen e fansave me një seri të re fotografish, në të cilat shfaqet duke promovuar koleksionin më të fundit të markës së saj të të brendshmeve, Syrn.
Aktorja 29-vjeçare pozoi me një set të zi të përbërë nga reçipeta me detaje dantelle dhe të brendshme në të njëjtin stil. Fotografitë u publikuan në kuadër të koleksionit të ri “Send Nudes”, pjesë e linjës së saj të modës.

Në disa prej imazheve, Sweeney shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa në një tjetër pozon para pasqyrës duke fotografuar veten me një aparat të vogël. Pamja u kompletua me flokë të gjatë biondë me onde, grim të theksuar në sy dhe buzë në nuanca natyrale.
Një prej detajeve që tërhoqi vëmendje ishte edhe një varëse e artë me inicialet “SB”, të cilat janë interpretuar si referencë ndaj partnerit të saj, Scooter Braun. Varësen ajo e kishte mbajtur edhe më herët, përfshirë gjatë festivalit Stagecoach në prill.

Fotografitë janë pjesë e promovimit të koleksionit “Send Nudes”, i cili përfshin modele të reja reçipetash me kupa të lëmuara dhe prerje të ndryshme. Një prej modeleve të paraqitura nga Sweeney është “Smooth Cup Demi”, e krijuar për t’u veshur edhe nën bluza të ngushta.
Sweeney është shfaqur gjithnjë e më shumë në rolin e sipërmarrëses krahas karrierës si aktore. Përmes Syrn, ajo është përfshirë drejtpërdrejt në krijimin dhe promovimin e koleksioneve të markës.
Fotografitë e reja vijnë vetëm pak javë pas një tjetër fushate reklamuese të aktores, e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Megjithatë, këtë herë vëmendja është përqendruar kryesisht te koleksioni i ri dhe paraqitja e saj në imazhet promocionale.
Me këtë seri të re fotografish, Sweeney vazhdon të ndërthurë imazhin e saj publik me aktivitetin në industrinë e modës, duke e vendosur markën Syrn gjithnjë e më shumë në qendër të prezencës së saj jashtë ekranit.


