Barbara Palvin dhe Dylan Sprouse janë bërë prindër për herë të parë. Çifti i njohur ka njoftuar se ka mirëpritur një vajzë, duke ndarë edhe fotografinë e parë familjare me të porsalindurën.

Modelja dhe aktori e dhanë lajmin përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ku shfaqen me kurriz nga kamera, duke mbajtur vajzën e tyre mes tyre. Të tre kanë veshur fanella të Los Angeles Dodgers, ndërsa në televizor shihet një ndeshje e ekipit.
E morëm fjalë për fjalë Ditën e Punës këtë vit
-shkruan çifti në mënyrë humoristike, duke lënë të kuptohet se vajza ka lindur më 7 shtator, gjatë Labor Day në SHBA. Emri i foshnjës ende nuk është bërë publik.
Palvin dhe Sprouse kishin konfirmuar se po prisnin fëmijën e tyre të parë në maj, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan blu të çelët, duke treguar barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Disa muaj më vonë, çifti zbuloi edhe gjininë e fëmijës. Në një episod të podcastit “Wildmen”, Sprouse konfirmoi se do të bëheshin prindër të një vajze dhe tregoi se përpara lindjes e quanin me përkëdheli “principessa”, që në italisht do të thotë “princeshë”.
Aktori kishte shprehur gjithashtu entuziazmin për të qenë baba i një vajze, duke thënë se ishte veçanërisht i emocionuar për këtë rol të ri. Ai bëri edhe shaka duke thënë se, ndonëse ishte rritur në një familje me kryesisht djem, ideja e festave me çaj nuk e shqetësonte aspak.
Palvin dhe Sprouse u martuan në korrik të vitit 2023, në Hungari, vendlindja e modeles. Marrëdhënia e tyre kishte nisur disa vite më herët, ndërsa çifti e ka mbajtur përgjithësisht jetën private larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Tashmë, dyshja ka nisur një kapitull të ri si familje prej tre anëtarësh, ndërsa fansat janë në pritje të mësojnë emrin që kanë zgjedhur për vajzën e tyre.


