Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas Prokurorisë Speciale, nëntë personat me inicialet D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për pjesëmarrje në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit është bërë mbi bazën e provave dhe të dhënave të mbledhura gjatë procedurës hetimore deri në këtë fazë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të vazhdojë veprimet hetimore dhe procedurat në kuadër të kompetencave të saj ligjore, duke respektuar të drejtat e të gjithë personave të përfshirë në procedurë.
Po ashtu, Prokuroria ka theksuar se do të ruajë konfidencialitetin e informacionit që, në këtë fazë të procedurës, nuk mund të bëhet publik.


