Melania Trump është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, këtë herë për shkak të veshjes që zgjodhi gjatë një darke shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, në nder të presidentit kinez Xi Jinping.
Takimi i 24 shtatorit mes Donald Trump dhe Xi Jinping tërhoqi vëmendje ndërkombëtare, ndërsa edhe paraqitja e zonjës së parë amerikane u komentua gjerësisht.

Melania u shfaq me një bluzë mëndafshi bardh e zi nga Saint Laurent, e cila kishte një fjongo të madhe në pjesën e përparme, të kombinuar me pantallona të zeza me bel të lartë nga Dolce & Gabbana. Pamjen e kompletoi me këpucë Christian Louboutin dhe vathë me diamante.
Ndërsa veshja ishte zgjedhur nga marka të njohura luksi, disa përdorues të rrjeteve sociale nuk u bindën nga kombinimi dhe e konsideruan atë shumë casual për një event të këtij niveli.

Një prej komenteve që tërhoqi më shumë vëmendje ishte:
Duket si kamariere… A nuk do të ishte një fustan më i përshtatshëm? Apo ky është një lloj proteste?
Të tjerë e kritikuan zgjedhjen e pantallonave dhe madhësinë e fjongos, duke argumentuar se një fustan do të ishte më i përshtatshëm për një darkë shtetërore.
Megjithatë, reagimet nuk ishin të gjitha negative. Disa përdorues e vlerësuan paraqitjen e Melanias dhe e mbrojtën zgjedhjen e saj, duke e cilësuar stilin elegant dhe të veçantë.

Veshja e Melania Trump nuk është hera e parë që shkakton diskutime. Si ish-modele dhe figurë publike e lidhur prej vitesh me industrinë e modës, zgjedhjet e saj gjatë eventeve zyrtare shpesh marrin vëmendje të veçantë.
Në këtë rast, kombinimi i bluzës me fjongo të madhe dhe pantallonave krijoi një pamje ndryshe nga veshjet tradicionale që zonjat e para kanë zgjedhur për darka shtetërore.
Kritikat në rrjetet sociale mbetën kryesisht të përqendruara te përshtatshmëria e veshjes për eventin, ndërsa pjesa tjetër e publikut e pa zgjedhjen si një tjetër shembull të stilit personal të Melania Trump.


