
Sot moti do të jetë i vranët dhe më i freskët, me reshje shiu të herëpashershme që do të vazhdojnë gjatë natës dhe deri në mëngjesin e së nesërmes. Reshjet do të jenë më të dendura në disa zona (duke kaluar 30 l/m²). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri në 13 gradë, ndërsa ato maksimale ditore nga 11 deri në 23 gradë, sipas Shërbimit Hidrometeorologjik (SHHM).
Në Shkup, moti do të jetë i vranët dhe më i freskët. Priten reshje të herëpashershme shiu gjatë pasdites dhe natës. Në pjesë të caktuara të fushëgropës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrij deri në 18 gradë.


