Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi.
Hamza ka thënë se gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, sipas tij, janë sakrifikuar breza të tërë.
“Sot, me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, biseduam për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë.
Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë.
Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.


