Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që më 1 tetor t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes një postimi, Hamza ka ftuar qytetarët që t’u bashkohen studentëve dhe veteranëve të UÇK-së.
“Qytetarë të dashur,
Ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë.
Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë.
Të gjithë bashkë, më 1 tetor!
Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.


