Bota e modës përsëri befasohet nga idetë ekstravagante, teksa krijimet më të fundit të dizajnerit të njohur britanik, JW Anderson, po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për një linjë të re këpucësh dhe çizmesh të cilat marrin frymëzim direkt nga anatomia e maceve. Me forma plotësisht jo me bazë tradicionale, këto modele krijojnë iluzionin optik të një putre feline, duke ndërthurur elegancën e modës së lartë me një doza humori dhe unikaliteti.

Kjo tendencë e re ka nxitur reagime të shumta në internet, ku adhuruesit e modës po e cilësojnë si një nga deklaratat më të guximshme dhe argëtuese të stinës.


