Socialistët rrëzuan kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur debatin me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror, SHISH, pas pezullimit dhe më tej shkarkimit të drejtueses Vlora Hyseni.
Kërkesa e PD-së mori 72 vota kundër. Vendimi u shoqërua me protesta nga ana e opozitës e tensione në sallën e Kuvendit, çka bënë që kryeparlamentari Niko Peleshi të ndërpriste seancën për 10 minuta. Seanca rinisi me fjalën e deputetit demokrat, Flamur Noka në foltore.
Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim nga detyra” për shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni, se sipas SPAK-ut është e përfshirë në dosjen AKSHI.
Hyseni dyshohet për veprat penale “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Nxjerrje të sekretit shtetëror”.
Pas këtij vendimi të Gjykatës, Rama shkarkoi Hysenin nga detyra e komandoi në krye të SHISH-it, Elvis Lilën.


