Të dielën, më 27 shtator, në Shkup do të mbahet një marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Marshi do të nisë në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Në kuadër të këtij organizimi, Fexhri Asipi u ka bërë thirrje partive politike shqiptare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, studentëve, akademikëve, artistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në marsh për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së pas aktgjykimit të dhënë në Hagë.


