Majkëll Olize është kthyer në një objekt dëshirash të shumë klubeve, me Real Madridin të parin që ka shfaqur pëlqim për francezin. Por të Bajern Mynih, as nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga futbollisti.
Sipas “Bild” ai shihet si pjesë e një projekti afatgjatë ndaj as nuk kanë ndër mend të diskutojnë një shitje të tij. Për më tepër, po flitet për rinovimin e kontratës së lojtarit me një marrëveshje të re, që do të përforconte rolin tij qendror në planet e Vincent Kompani.
Ndërkohë, në klubin bavarez janë të qartë se kanë një objektiv madhor me francezin në vitin 2028. Në atë vit, finalja e Ligës së Kampioneve do të zhvillohet pikërisht në “Allianz Arena” dhe bavarezët ëndërrojnë të fitojnë trofeun në shtëpinë etyre, ata e kishsin këtë shans në vitin 2012, por ua prishi gjithçka Çelsi që bëri surprizën në finale.


