Leigh-Anne Pinnock e ktheu shtatzëninë në spektakël në Javën e Modës në Londër. Ish-anëtarja e Little Mix u shfaq për herë të parë në një pasarelë, me barkun e rrumbullakosur tërësisht të ekspozuar, por finalja e sfilatës ishte ajo që i befasoi të gjithë.

34-vjeçarja mbylli shfaqjen e stilistes greke Dimitra Petsa për koleksionin pranverë/verë 2027, të titulluar “Holy Milk”, një koleksion i frymëzuar nga shtatzënia, mëmësia, trupi i gruas dhe ushqyerja me gji.
Pinnock parakaloi me një veshje të bardhë, duke lënë barkun e saj të ekspozuar. Por në momentet e fundit të shfaqjes, reçipeta skulpturore që mbante filloi të lëshonte një lëng në formën e një efekti të ngjashëm me qumështin e gjirit, duke e kthyer daljen e saj në një nga momentet më të komentuar të sfilatës.

Në vend që ta fshihte barkun, këngëtarja e vendosi atë në qendër të performancës. Ajo u ndal në mes të pasarelës, përqafoi barkun dhe qëndroi mes modeleve të tjera, duke përcjellë idenë e koleksionit: ndryshimin e trupit dhe fuqinë e mëmësisë.
Vetë Leigh-Anne e kishte përshkruar këtë paraqitje si një moment shumë personal.
Kjo ka qenë një nga ëndrrat e mia, të jem në pasarelë. Të më jepej mundësia ta bëja shtatzënë, me një dizajner të mrekullueshëm, është speciale.
-tha ajo për Rolling Stone UK.

Pas sfilatës, ajo shpjegoi se këtë herë dëshironte ta përqafonte më shumë ndryshimin e trupit gjatë shtatzënisë.
Kur linda vajzat, ndjej sikur nuk e përqafova mjaftueshëm barkun e rrumbullakosur. Sillesha më diskrete.
-tregoi Pinnock, duke shtuar se këtë shtatzëni dëshiron ta bëjë pjesë të stilit të saj.
Sipas saj, shoqëria shpesh i bën gratë të ndihen sikur duhet ta fshehin trupin gjatë shtatzënisë. Për këtë arsye, ajo e konsideroi pjesëmarrjen në këtë shfaqje një mënyrë për ta kthyer shtatzëninë në diçka që festohet, jo që fshihet.

Pinnock dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, janë tashmë prindër të vajzave binjake, të lindura në vitin 2021. Çifti është në pritje të fëmijës së tyre të tretë, ndërsa këngëtarja e bëri publike shtatzëninë në korrik.
Në një postim pas sfilatës, Pinnock e përshkroi eksperiencën si një nga momentet më fuqizuese të jetës së saj, duke shkruar se shtatzënia nuk duhet të jetë diçka që gratë ndihen të detyruara ta fshehin.
Kështu, ajo që nisi si debutimi i saj në një pasarelë mode përfundoi në një deklaratë shumë më të madhe për trupin, mëmësinë dhe mënyrën se si gratë e përjetojnë ndryshimin e tyre fizik. Dhe Leigh-Anne Pinnock zgjodhi ta bëjë këtë para syve të gjithë botës, pikërisht në një nga skenat më të rëndësishme të modës.


