Grabitje spektakolare në Tetovë! Katër persona dyshohen se për muaj të tërë kanë bastisur më shumë se 10 shtëpi në zonën e Bogovinës, duke vjedhur para, ar, si dhe armë me leje.
Por “goditja” më e madhe ishte në Pallçisht, ku të dyshuarit arritën të nxjerrin nga një shtëpi një kasafortë të rëndë rreth 400 kilogramë!
Dëmi i shkaktuar nga seria e vjedhjeve vlerësohet fillimisht në rreth 15 milionë denarë.
Dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa policia është në kërkim të dy të tjerëve. Prokuroria Publike në Tetovë ka nisur procedurë për “vjedhje të rëndë”.
Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.


