Kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se partia e tij nuk ka afera dhe se veprimtaria e saj bazohet në ndershmëri, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.
Duke folur në një aktivitet për llogaridhënien e funksionarëve të ZNAM-it, Dimitrievski theksoi se besimi i qytetarëve fitohet me punë dhe rezultate.
Ai tha se çdo funksionar është i zëvendësueshëm dhe se pushteti u takon qytetarëve. Dimitrievski paralajmëroi se ZNAM nuk do të jetë përsëritje e modeleve politike që qytetarët i kanë parë më parë, ndërsa ndaj akuzave të LSDM-së tha se përplasjet politike nuk do ta ndryshojnë mënyrën se si ZNAM ndërton besimin me qytetarët.


