Paris Hilton ka zbuluar një nga truket që përdor prej vitesh kur dëshiron të dalë në publik pa tërhequr vëmendjen e fansave dhe paparacëve.
45-vjeçarja, e cila prej më shumë se dy dekadash është një nga figurat më të njohura të showbiz-it, tregoi se ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të ndryshuar pamjen e saj: braktis flokët e saj ikonë bionde dhe vendos një paruke kafe.

Hilton e zbuloi sekretin gjatë një interviste për “Us Weekly”, ku foli edhe për paraqitjen e saj me flokë të errët në një event të Gucci-t.
Nëse dua të jem low-key, ose nëse do të shkoj në Disneyland apo në qendër tregtare gjatë fundjavës, gjithmonë vendos një paruke kafe
-tregoi ajo.
Sipas Parisit, kjo nuk është një ide që e përdor vetëm për raste të veçanta. Përkundrazi, është bërë pjesë e mënyrës së saj të zakonshme për të dalë incognito.

Megjithatë, ajo ka një arsye tjetër pse preferon paruken dhe jo ndryshimin e përhershëm të ngjyrës së flokëve.
Nuk do ta bëja kurrë plotësisht, sepse, duke qenë bionde, nuk dua t’i dëmtoj flokët. Ngjyrosja nga brune në bionde dhe anasjelltas nuk është e mirë për një bionde
-shpjegoi Hilton.
Dhe duket se maskimi funksionon. Në një intervistë tjetër për “ELLE”, Hilton kishte treguar se, kur shkon në qendrat tregtare, kombinon paruken e zezë me një kostum sportiv, syze dielli dhe një kapele të vendosur shumë poshtë, në mënyrë që të jetë sa më pak e dallueshme.

Por edhe me gjithë këtë përpjekje, Paris pranoi se ndonjëherë njerëzit arrijnë ta njohin.
Ndonjëherë njerëzit ende e kuptojnë dhe thonë: ‘Paris?’
-kishte treguar ajo, duke shtuar se në këto raste përpiqet ta mbajë situatën si një sekret të vogël mes tyre.
Arsyeja pse Hilton ka nevojë për një “identitet të dytë” është e kuptueshme. Flokët biondë, veshjet ekstravagante dhe stili i saj janë prej vitesh pjesë e imazhit që e ka bërë të dallueshme në çdo ambient.
Madje, vetë Paris ka thënë se nuk është një person që ndjek thjesht trendet e modës. Sipas saj, ajo ka preferuar gjithmonë të veshë atë që i pëlqen dhe shpesh ka qenë ndër personazhet që kanë vendosur tendencat.
Nuk jam dikush që ndjek trendet, jam dikush që i nis ato dhe i vesh gjërat e para
-u shpreh ajo.
Paruka brune, megjithatë, nuk është një transformim krejt i panjohur për Hilton. Në vitin 2026, ajo është shfaqur disa herë me flokë të errët, përfshirë edhe në një paraqitje për Gucci, ku look-u i saj ndryshoi dukshëm nga imazhi tradicional biond.
Kështu, ndërsa për pjesën tjetër të botës flokët biondë janë një nga shenjat dalluese të Paris Hilton, për vetë yllin e “The Simple Life” një paruke kafe është bileta për të pasur disa orë jetë normale, larg kamerave, fansave dhe vëmendjes së vazhdueshme.


